Ndërlidhjet

Pakistan: U lirua zyrtari qeveritar


Raportohet se autoritetet në Pakistan kanë liruar dy luftëtarë talibanë në shkëmbim për lirimin e një guvernatori dhe të gjashtë rojeve të tij, që ishin rrëmbyer në luginën Swat, në veriperëndim të këtij vendi.

Këtë njoftim e bëri një zëdhënës i talibanëve, i cili tha se qeveria ka premtuar se do ta liroj edhe një militant tjetër.

Zyrtarët e Pakistanit konfirmuan se guvernatori Khushhal Khan dhe rojet e tij u liruan gjatë natës, por kanë refuzuar të komentojnë shkëmbimin eventual.
XS
SM
MD
LG