Serbia do të kërkojë më shumë informacione nga Shqipëria lidhur me akuzat për trafikim organesh të të burgosurve serbë në veri të Shqipërisë gjatë vitit 1999.
"Provat e reja tregojnë se krimet për të cilat dyshohet kanë ndodhur në veri të Shqipërisë. Ne do t'i dërgojmë një kërkesë zyrtare prokurorisë në Tiranë duke kërkuar më shumë informacione për gjetjet tona", tha për agjencinë e lajmeve Reuters Bruno Vekariç, zëdhënës i Prokurorisë serbe për krime lufte.
Prokuroria shqiptare e ka hedhur poshtë një kërkesë të mëhershme të palës serbe për shkak se hetimet e institucioneve vendore dhe Gjykatës së Hagës nuk kanë gjetur prova rreth akuzave për trafik organesh.
Akuzat ndaj UÇK-së u bënë publike në librin e ish kryeprokurores së Gjykatës së Hagës Carla Del Ponte, pas largimit të saj nga detyra.