Ndërlidhjet

Pjongjangu lanson satelitin në orbitë


Korea Veriore ka bërë të ditur sot se po përgatitet të lansojë një satelit në gjithësi me ndihmën e një rakete, përkundër tensioneve të mëdha me Korenë Jugore dhe SHBA-të të cilat kanë shfaqur dyshimin se fjala është për lansimin testues të një rakete me rreze të gjata verprimi.
Këtë hap të Pjongjangut analistët e vlerësojnë si trysni ndaj qeverisë së re amerikiane dhe aleatëve të saj në rajon, Koresë Jugore dhe Japonisë që të tërhiqen nga politika e ashpër ndaj Koresë Veriore.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, gjatë turneut të javës së kaluar aziatik ia tërhoqi vërejtjen Koresë Veriore që të mos ndërmarrë kurrfarë veprimesh provokative.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG