Ndërlidhjet

Serbia i kërkon FMN-së 2 miliardë dollarë


Serbia tha se do të kërkojë 2 miliardë dollarë shtesë hua nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për të ndihmuar vendin që të përballet me efektet e krizës globale finansiare.

Kryeministri Mirko Cvetkoviq tha se fondet do të përdoren kryesisht për të mbuluar rezervat e valutave të huaja dhe stabilizuar valutën e vendit.

Vitin e kaluar, Beogradi arriti një marrëveshje me FMN-në për 520 milionë dollarë si masë parandaluese, por parashikimet e reja ekonomike tregojnë se Serbia ka nevojë për më shumë fonde se sa pritej më parë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG