Ndërlidhjet

Gay: NATO-ja planifikon reduktim në Kosovë


Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Giuseppe Emilio Gay, thotë se NATO-ja po e shqyrton mundësinë e reduktimit të trupave të saj në Kosovë.

Në intervistën për agjencinë AP, gjenerali Gay tha se aleanca nuk ka "nevojë që këtu t'i mbajë 15 mijë njerëz" dhe shtoi se "po mendojmë për planifikimin e reduktimit të forcës sonë këtu".

Ai nuk dha detaje të reduktimit, i cili po shqyrtohet, por tha se pret që kjo të bëhet deri në fund të vitit apo në fillim të vitit të ardhshëm.

Gjenerali Gay tha se mundësia e reduktimit, në masë të madhe, po shqyrtohet për shkak të përmirësimit të situatës së sigurisë në Kosovë.
XS
SM
MD
LG