Ndërlidhjet

Hyseni: Së shpejti më shumë njohje për Kosovën


Ministri i jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, tha në Londër se "së shpejti do të ketë njohje" të reja për Kosovën.

Ai këto komente i bëri në fjalimin e tij në Institutin Mbretëror për Çështje Ndërkombëtare në Londër.

Mëtutje ai tha se "pavarësia nuk i ka zgjidhur shumë probleme me të cilat ballafaqohet Kosova", pasi "ende duhet punë e madhe për ta ripërtrirë ekonominë e shkatërruar, që për dekada ishte keqmenaxhuar dhe shkatërruar sistematikisht".

Në këtë aspekt, ministri Hyseni theksoi se "shteti më i ri në botë ka nevojë të madhe për investime të jashtme". Ai theksoi se "po zhvillohen negociata intensive me FMN-në dhe me Bankën Botërore" dhe u shpreh se "konsideron se deri në fund të muajit qershor Kosova do të jetë anëtare e plotë e këtyre dy institucioneve financiare".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG