Ndërlidhjet

Ahmeti e Kuehn anullojnë vizitat në veri


Një grup serbësh kanë bllokuar hyrjen në stacionin policor të Leposaviqit pas informacioneve se stacioni do të vizitohej nga drejtori i përgjithshëm i policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti dhe zyrtari i EULEX-it Rainer Kuehn.

Ahmeti dhe Kuehn vizituan vendkalimin kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë në Portën 1. Dy zyrtarët e rendit i anulluan vizitat në portën kufitare 31 si dhe në stacionet e Leposaviqit, të Zveçanit dhe Zubin Potokut si paosjë e protestave të serbëve vendorë.
XS
SM
MD
LG