Krerët e vendeve, anëtare të Bashkimit Evropain, do të takohen të enjten dhe të premten në Bruksel, ku do të dominojë tema e krizës financiare ekonomike. Anëtarët e Bashkimit Evropian do të përpiqen të gjejnë një përgjigje të përbashëkt për krizën financiare me të cilën do të paraqiteshin në Samitin e Grupit 20, i cili mbahet me 2 prill në Londër. Liderët evropianë do të angazhohen në takimin e Brukselit për dyfishimin e mjeteve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili do të duhej të ndihmonte në luftën kundër recesionit.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.