Ndërlidhjet

Zyrtari serb ndalohet të hyjë në Kosovë


Zëdhënësi i Qeeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi ka deklaruar se në Kosovë mund të hyjnë qytetarët e shteteve tjera, por hyrja nuk do t'u lejohet zyrtarëve, të cilët nuk kanë marrë leje nga institucionet e Kosovës.

"Qytetarët e shteteve tjera mund të hyjnë në Kosovë pa kurrfarë problemi dhe procedure shtesë, por ata që në Kosovë duan të vijnë në cilësinë e zyrtarëve të të shteteve tjera duhet t'i përmbahen procedurës dhe parpaprakisht të kërkojnë pëlqimin e institucioneve të Kosovës", ka thënë Krasniqi.

Sot, ndihmës ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Bojan Angjelkoviq tha se policia e Kosovës e ka penguar atë dhe një delegacion nga Beogradi që të hyjë në Kosovë.

Krasniqi ka thënë se procedura për hyrjen është zbatuar edhe në rastin e Angjelkoviqit, dhe se "kështu do të veprohet gjithmonë ndaj të gjithë zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë, por edhe të shteteve tjera".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG