Ndërlidhjet

Maqedoni: Filluan votimet


Në Maqedoni kanë filluar votimet për zgjedhjet presidenciale dhe lokale.

Mbi 1 milionë e 700 mijë votues do të zgjedhin presidentin e ri dhe kryetarët e 84 komunave.

Në garën presidenciale janë shtatë kandidatë, mes të cilëve tre shqiptarë. Për kryetarë komunash garojnë mbi 700 kandidatë.

Policia ka premtuar marrjen e të gjitha masave që të realizohen zgjedhje të lira e të ndershme. Zgjedhjet e sotme shihen si provë për Maqedoninë në rrugën drejt eurointegrimit.

Zgjedhjet e fundit në Maqedoni u shoqëruan me dhunë dhe viktima. Fushata parazgjedhore për votimet e sotme ka kaluar e qetë dhe pa incidente.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG