Ndërlidhjet

"I tejkalojmë mosmarrëveshjet për Kosovën"


Marrëdhëniet e SHBA-ve me Spanjën shkojnë përtej mosmarrëveshjeve rreth vendimit të Madridit për të tërhequr trupat nga Kosova, tha nënpresidenti amerikan Joe Biden.

Biden i bëri këto komente në Kili, gjatë takimit me kryeministrin spanjoll Zapatero. Të dy merrnin pjesë në takimin e udhëheqësve të majtë.

"Raportet që ne kemi me Spanjën i tejkalojnë çdo lloj mosmarrëveshjesh që mund të kemi rreth Kosovës. Ne biseduam për zgjerimin e komunikimit", tha Biden pas takimit.
XS
SM
MD
LG