Ndërlidhjet

Liberman: Të çarmatoset Hamasi


"Do të jetë e vështirë të arrihet përparim në bisedimet paqësore me palestinezët, për aq kohë sa Hamasi i armatosur të kontrollojë Rripin e Gazës", tha ministri i jashtëm i Izraelit.

Avigdor Liberman tha për mediat vendase se palestinezët "së pari duhet të përballen me terrorizmin, të marrin kontrollin në Gaza dhe të çarmatosin Hamasin".

Liberman e ka bërë të qartë se nuk ndihet i detyruar të fillojë bisedimet për krijimin e një shteti palestinez.

Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate ka theksuar se është e vendosur për të punuar në zgjidhjen që parasheh krijimin e dy shteteve.
XS
SM
MD
LG