Ndërlidhjet

Vazhdojnë protestat në Gjeorgji


Ithtarët e opozitës në Gjeorgji edhe sot i vazhduan protestat, me kërkesë për dorëheqjen e presidentit, Mikhail Saakashvili.

Rreth 2 mijë protestues u tubuan sot para parlamentit, kurse një grup më i vogël para zyrave të Saakashvilit dhe selisë së televizionit shtetëror.

Numri i demonstruesve është pakësuar që nga java e kaluar, kur filluan protestat, dhe në rrugë dolën rreth 60 mijë protestues.

Kundërshtarët e akuzojnë Saakashvilin për keqmenaxhim të luftës me Rusinë dhe zbatim të metodave autoritare.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG