Ndërlidhjet

Ivanov: Referendum për çështjen e emrit?!


Gjorge Ivanov
Gjorge Ivanov

Kontesti me Greqinë për çështjen e emrit është shumë kompleks, pasi nuk bëhet fjalë vetëm për ndërrimin e emrit, por edhe definimin e çështjeve tjera, përfshirë edhe atë për identitetin e maqedonasve.


Kështu ka deklaruar presidenti i zgjedhur, Gjorge Ivanov, duke komentuar deklaratën e ambasadorit grek në OKB, Aleksandar Malas, sipas të cilit, emri “Republika Maqedonia Veriore” është i pranueshëm për palën greke.

Presidenti i ri maqedonas, Gjorge Ivanov, tha se, megjithatë, për arritjen e kompromisit duhet të vendosin qytetarët e Maqedonisë në referendum.

"Siç e dini, ai është një propozim shumë kompleks, sepse nuk është vetëm Republika Veriore e Maqedonisë, por këtu është hapur edhe çështja e identitetit, e emrit, e ndërrimit të Kushtetutës, pasaportës, është një propozim kompleks nga lista e ideve nga ana e Nimicit. Ne jemi të gatshëm të vijmë deri tek kompromisi, megjithatë ai kompromis asnjëherë të mos jetë në dëm të shtetit tonë. Cilido që të jetë komposomisi, mendoj se ai duhet të vërtetohet në referendum nga qytetarët, sepse në Kushtetutën tonë sovraniteti buron nga qytetarët”, ka deklaruar Ivanov.

Edhe kryeministri Nikolla Gruevski konsideron se propozimi “Maqedonia Veriore” prej 15 vjetësh është i pranishëm dhe i dëshiruar nga pala greke.

“Greqia, shumë herët, madje që nga vitet e ‘90-ta, në mënyrë formale apo joformale, ka dhënë një propozim të tillë, i cili tashmë zyrtarisht është propozuar edhe nga Mejtu Nimic. Megjithatë, më duhet të them se lidhur me këtë ka edhe shumë punë të tjera që duhet të bëhen, si çështja e identetitit, gjuhës, Kushtetutës e kështu me radhë. Pra, negociatat janë një proces i komplikuar, më shumë se deklarata e ambasadorit grek”, tha kryeministri Gruevski.

Por, ekspertët nuk pajtohen me vlerësimet e këtilla. Nënkryetari i Këshillit Euro-atlantik, Ismet Ramdani, thotë se kreu shtetëror i Maqedonisë duhet me seriozitet të lartë të diskutojë për propozimin e fundit të ambasadorit Malas.

“Të ulen dhe të bisedojnë me udhëheqësitë e partive politike relevante dhe të marrin ndonjë vednim, i cili shkon drejt zgjidhjes e jo drejt krijimit të problemeve të reja, që krijojnë pozicione të pavolitshme për Maqedoninë, që do të vononin procesin e integrimit të saj në NATO. Duhet të shfrytëzohet rasti derisa ende jemi në pozicion ‘single’ për anëtarësim në NATO, pra derisa nuk jemi futur në kartat e zgjerura të Adriatikut apo të zgjerimit në lindje”, deklaroi Ramadani.

Ndërsa, duke komentuar propozimin e presidentit Ivanov, që për çështjen e kompromisit duhet të vendosin qytetarët në referednum, zoti Ramadani thotë se kjo është ikje nga përgjegjësia.

“Pushteti është absolutisht i partisë udhëheqëse. Presidenti është i zgjedhur absolutisht me votat e partisë qeverisëse, andaj edhe nuk e di ku është nevoja që tash t’i iket përgjegjësisë. Duhet kuptuar një gjë, se liderët, udhëheqësit duhet ë jenë të guximshëm dhe të marrin vendime politike dhe nuk duhet përgjegjësisnë edhe një herë ta përcjellin atje ku shkarkojnë vetveten”, deklaroi nënkryetari i Këshilli Euro-atlantik, Ismet Ramadani.
XS
SM
MD
LG