Ndërlidhjet

Mbyllet konferenca kundër racizmit


Konferenca e Kombeve të Bashkuara mbi racizmin ka miratuar deklaratën përfundimtare kundër racizmit, ksenofobisë dhe intolerancës.

Deklarata nuk e përmend Izraelin, çfarë ka qenë një nga temat më kundërthënëse të kësaj konference.

Konferenca kundër racizmit u dominua nga deklaratat e presidentit iranian, Mahmud Ahmadinexhad kundër Izraelit. Fjalimi i tij bëri që dhjetëra diplomatë perëndimorë të largoheshin nga salla.

Bashkimi Evropian përmes një deklarate ka hedhur poshtë fuqishëm pretendimet e Ahmadinexhadit se Izraeli është "shtet racist".

Nga ana tjetër Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon tha se presidenti i Iranit e keqpërdori konferencën kundër racizmit për ta sulmuar Izraelin.
XS
SM
MD
LG