Ndërlidhjet

Lirohet i akuzuari kryesor për krimin në Suharekë


I akuzuari kryesor në gjykimin për krimin në Suharekë, ish komandanti i njësitit të policisë speciale të Serbisë, Radoslav Mitroviç, është liruar sot nga përgjegjësia për dhënien e urdhërit për vrasjen e 48 civilëve shqiptarë në mars të vitit 1999.
Tre nga të akuzuarit për këtë krim janë liruar nga përgjegjësia, ndërsa dy të tjerë janë dënuar me burgim prej 20 vjetësh.
Dy të akuzuarit tjerë janë dënuar me 13 përkatësisht 15 vjet burgim.
Gjykata serbe për krime lufte kishte filluar procesin gjyqësor ndaj shtatë të akuzuarve më 3 tetor të vitit 2006.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG