Ndërlidhjet

Mitrovicë: Shpërndahet protesta e serbëve


Policia e EULEX-it, ka përdorur mëngjesin e sotëm gaz lotsjellës për të shpërndarë rreth 100 protestues serb, të cilët synonim të pengonin procesin e rindërtimit të shtëpive të shqiptarëve në lagjen “Kroi i Vitakut” në veri të qytetit të Mitrovicës.

Zëdhënësi i policisë rajonale, Besim Hoti, tha se veprimi i koordinuar i policisë kosovare dhe asaj evropiane u bë për të parandaluar përplasjen eventuale mes protestuesve serb dhe punëtorëve që po rindërtonin shtëpitë e shqiptarëve.

“Një gjë e tillë është parandaluar nga forcat policore të Kosovës dhe ato të komponentës policore të EULEX-it. Me këtë rast është dashur që policia e EULEX-it të përdorë gaz lotsjellës”, tha Hoti.

Sipas tij, situata është vënë nën kontroll shumë shpejt, ndërsa punimet kanë vazhduar pa probleme.

Procesi i rindërtimit të shtëpive në lagjen “Kroi i Vitakut” rifilloi pas një varg protestash të banorëve serbë të cilët kërkonin ndalimin e punimeve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG