Ndërlidhjet

Irak: Gjatë një ndërhyrjeje u vra një grua


Ushtria e Shteteve të Bashkuara thotë se forcat e saja kanë marrë pjesë në një ndërhyrje në mëngjes në jug të Irakut, me ç'rast është vrarë një grua.

Zyrtarë të paidentifikuar irakianë thonë se është vrarë edhe së paku një burrë dhe së paku pesë të tjerë janë arrestuar, gjatë bastisjes në qytetin shiit, Kut, afro 160 kilometra në juglindje të Bagdadit.

Agjencia AP raporton se ky operacion ka shkaktuar protesta nga qindra njerëz, të cilët u mblodhën afër morgut të qytetit.

Këshili provincial ka kërkuar hetime për këtë rast.

Më vonë, ministria irakiane e mbrojtjes, tha se dy komandantë ushtarakë irakianë janë arrestuar sot, të akuzuar se kanë lejuar një ndërhyrje të paautorizuar të ushtrisë amerikane.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG