Ndërlidhjet

Fillonjë bisedimet SHBA-Kubë


Zyrtarë amerikanë dhe kubanezë kanë filluar bisedimet joformale për ripërtritjen e dialogut midis dy vendeve, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit.
Zëvendëssektetari amerikan i Shtetit për Amerikën Latine, Tom Shenon, do të takohet në Uashington me zyrtarin e lartë kubanez, Horhe Bolanos, ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Robert Vud.
Ai ka bërë të ditur se takimi i parë i zyrtarëve është mbajtur me 13 prill.
Sipas tij, zyrtarët do të bisedojnë për masat e heqjes së kufizimive për udhëtim në Kubë dhe për transferin e parave të kubanezëve nga SHBA-të në atdheun e tyre, çështje këto të miratuara kohë më parë nga presidenti amerikan, Barak Obama.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG