Ndërlidhjet

Afganistan: Nga sulmet – së paku 30 të vrarë


Një zyrtar i lartë lokal, tri rojet e tij dhe tre civilë, janë vrarë nga një sulm vetëvrasës në pjesën lindore të Afganistanit.

Ministria e jashtme tha se nga ky sulm ishin plagosur edhe tre civilë. Sulmi vetëvrasës u bë në Metarlam, në provincën Laghman.

Për këtë sulm, përgjegjësinë e kanë marrë talibanët.

Zyrtarët e Afganistanit thonë se së paku 15 civilë, gjashtë roje private të sigurisë dhe dy talibanë janë vrarë, në sulme të tjera të ndara në gjithë Afganistanin.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG