Ndërlidhjet

Raporti: Fatahu dhe Hamasi kanë arritur marrëveshje


Raportohet se lëvizjet rivale palestineze, Fatah dhe Hamas, kanë arritur një marrëveshje fillestare për përfundimin e përplasjeve katërvjeçare, e cila palestinezët i ka lënë të ndarë në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës.

Agjencia MENA e Egjiptit, ka raportuar se përfaqësuesit e të dy lëvizjeve janë pajtuar për planin, i cili fton për krijimin e një qeveria të vetme gjatë ditëve të ardhshme dhe për përgatitjet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Zyrtarët palestinezë kanë thënë se marrëveshja është arritur me ndërmjetësimin e Egjiptit.
XS
SM
MD
LG