Ndërlidhjet

Opozita në Jemen akuzon qeverinë për masakër



Opozita në Jemen ka akuzuar qeverinë për "masakrimin" e protestuesve në përpjekje për të vonuar zbatimin e planit për transferimin e pushtetit.

Opozita dënoi vrasjet e djeshme të 14 protestuesve si "masakër e kryer nga autoritetet dhe familja në pushtet kundër protestuesve paqësorë".

Ambasada amerikane e ka cilësuar dhunën në prag të kalimit të pushtetit si "shumë shqetësuese" dhe i ka bërë thirrje të gjitha palëve për vetpërmbajtje.
XS
SM
MD
LG