Ndërlidhjet

Dodiku i vendosur për referendum



Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik përsëriti vendosmërinë për të mbajtur në qershor referendumin lidhur me ligjet e imponuara nga bashkësia ndërkombëtare. Një hap i tillë, sipas Dodikut, do të forconte shkallën e autonomisë së Republikës Serbe të Bosnjës.

Dodik theksoi se nuk do të hiqte dorë nga referendumi, megjithë kritikat e ardhura nga BE-ja dhe SHBA-ja.

Mirosllav Lajçak, diplomati më i lartë evropian për Ballkanin, tha në Sarajevë se bashkësia ndërkombëtare do të reagojë në mënyrën më të përshtatshme nëse serbët e Bosnjës vazhdojnë me planet për referendum.

Lajçak sqaroi se Brukseli pret “propozimet e Valentin Inzkos për zgjidhjen e situatës”. Inzko është përfaqësuesi ndërkombëtar në Bosnje-Hercegovinë.
XS
SM
MD
LG