Ndërlidhjet

Siri: Viktima në "Ditën e Zemërimit"



Mijëra njerëz demonstruan sot në qytetet e Sirisë për të kërkuar reforma politike dhe për të protestuar kundër shtypjes së dhunshme të civilëve në zonat ku janë mbajtur protestat kundër qeverisë.

Raportet citojnë zyrtarë të ushtrisë dhe aktivistë të kenë thënë se të paktën katër ushtarë dhe shtatë civilë janë vrarë në përleshjet e sotme gjatë protestave antiqeveritare në qytetin Dara.

Dëshmitarët dhe aktivistët thanë se demonstrata të mëdha shpërthyen në një paralagje të Damaskut, në qytetin qendror Homs dhe atë bregdetar Banias.

Protestat të mëdha pati edhe në Sirinë lindore.

Forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj protestuesve në qytetin bregdetar Latakia.

Më shumë se 500 njerëz vlerësohet të jenë vrarë në protestat kundër presidentit Bashar al-Asad që filluan gjashtë javë më parë.

Aktivistët sot kishin bënë thirrje për "Ditën e Zemërimit".

Në Gjenevë Këshilli për të Drejtat e Njeriut i KB-së e diskutoi gjendjen në Siri.
Zyrtarët e BE-së pritej t’i diskutonin sanksionet ndaj qeverisë së Sirisë për shkak të dhunës kundër demonstruesve.
XS
SM
MD
LG