Ndërlidhjet

Putin - Erdogan bisedojnë për energjetikën


Takimi i sotëm ndërmjet kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin, pritet të ketë në fokus të diskutimeve çështjet e energjetikës.

Sekretari për media i kreut të ekzekutivit rus, Dmitry Peskov, tha se të dy udhëheqësit pritet të diskutojnë çështjet me interes për përfshirjen e Rusisë në konstruktimin e centralit nuklear në Turqi.

Takimi vjen një ditë pasi që monopoli rus i gazit - Gazprom nënshkroi marrëveshje me kompanitë në Itali, Greqi, Serbi dhe Bullgari me qëllim të zhvillimit të gazsjellësit jugor drejt Evropës Perëndimore. Gazsjellësi do të transportonte gazin e Rusisë përmes Detit të Zi duke tejkaluar Ukrainen. Turqia është një pjesëmarrëse kyqe në projektin tjetër të ndarë, Nabucco, i cili do të transportonte gazin e rajonit të Kaspik-ut drejt perëndimit duke tejkaluar Rusinë.
XS
SM
MD
LG