Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Berisha, Thaçi përurojnë tunelin në Kalimash


Kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, Sali Berisha dhe Hashim Thaçi, sot do të përurojnë tunelin në Kalimash, në rrugën Durrës-Kukës-Prishtinë.

Ceremonia do të mbahet në mesditë, kur Berisha dhe Thaçi në mënyrë simbolike do të takohen në mes të tunelit, i cili ka një gjatësi prej 5.6 kilometra.

Ministri i Transportit i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se ky është një investim i madh, i cili do të lidhë kombin dhe shtetet e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Autostrada do ta shkurtojë rrugën ndërmjet Prishtinës dhe Tiranës për tri orë, dhe do të ndihmojë në intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
XS
SM
MD
LG