Ndërlidhjet

Aeroplani francez zhduket mbi Oqeanin Atlantik


Një aeroplan i kompanisë ajrore Air France me të paktën 228 udhëtarë në bord, është zhdukur nga ekrani i radarit mbi Oqeanin Atlantik.

Kontrolli i trafikut ajror e humbi kontaktin me aeroplanin Airbus A330 mëngjesin e sotëm, pak pasi fluturoi nga Rio De Zhaneiro në drejtim të aeroportit Sharl De Goll në Paris.

Air France tha se aeroplani kishte dërguar një mesazh ku raportonte për një qark të shkurtër elektrik, pasi kishte fluturuar nëpër një zonë me stuhi dhe turbulencë të ajrit.

Zëdhënësi i forcave ajrore të Brazilit tha se kërkimet po vazhdojnë në ujdhesën Fernando de Noronja.

Presidenti i Francës Nikolas Sarkozi ka kërkuar që të bëhet gjithçka që të gjendet aeroplani, në mënyrë që të sqarohen rrethanat e "zhdukjes" së tij.

XS
SM
MD
LG