Ndërlidhjet

Pekin: Forca policore në sheshin Tienanmen


Forcat policore dhe të sigurisë në Kinë kanë rrethuar sheshin Tienanmen duke bllokuar tentimet për të përkujtuar 20 vjetorin e shtypjes së protestave demokratike.

Qeveria ritheksoi vendimin e atëhershëm për të shtypur protestat dhe nuk pranoi kërkesën e Shteteve të Bashkuara për një numërim publik të të vrarëve apo të zhdukurve, gjë që qeveria e cilësoi si një ndërhyrje në punët e brendshme të Kinës.

Më 4 qershor, 1989, tanket e ushtrisë kineze dolën në sheshin Tienanmen në qendër të Pekinit, për t’i hequr studentët dhe punëtorët, të cilët disa javë mbanin protesta pro demokracisë. Asokohe, qindra, ndoshta mijëra njerëz u vranë.

I vetmi rast për të përkujtuar 4 qershorin e 89-tës mund të bëhet gati 2.000 kilometra larg Tiananmen në Hong Kong-un gjysmë-autonom.
XS
SM
MD
LG