Ndërlidhjet

Dnevnik: Maqedonët popull antik


Në Maqedoni është promovuar libri me titull “Historia e popullit maqedonas”, në të cilin pohohet se maqedonët e sotëm janë më shumë pasardhës të maqedonëve antikë sesa të sllavëve, shkruan e përditshmja "Dnevnik".

“Maqedonasit e sotëm janë përzierje e maqedonëve antikë dhe sllavëve, me ç’rast etnosi antik ka mbizotëruar në simbiozën e dy popujve”, transmeton gazeta thekse nga libri.

Në libër thuhet se epoka e Aleksandrit III duhet të quhet “maqedonizëm” e jo “helenizëm”, dhe se fiset sllave nuk kanë qenë aq të numërta sa të mund ta asimilojnë popullatën vendase.

Librin “Historia e popullit maqedonas”, në gjuhën maqedonase dhe angleze, i botuar nga Instituti për Histori Kombëtare në Shkup, përmban ndryshime të rëndësishme krahasuar me botimet e mëhershme të këtij institucioni shtetëror.

Libri, të cilin e ka financuar Qeveria e Maqedonisë, do t’u shpërndahet ambasadave të huaja në Shkup.
XS
SM
MD
LG