Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Teheran: Raporte kundërthënëse për protesta


Disa mijëra protestues reformistë janë tubuar sot në qendër të Teheranit, përkundër vërejtjeve nga Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Hamnei, kundër mbajtjes së protestave.

Dëshmitarët thonë se protestuesit ishin tubuar në tri hapësira, ndërsa po vëzhgoheshin nga policia speciale dhe militantët Basij.

Më herët gjatë ditës, disa zëdhënës të grupeve opozitare u kanë thënë mediave se protesta është anuluar, për shkak se nuk mund të merret leja nga qeveria.

Por, asnjëri nga liderët e opozitës nuk ka bërë deklaratë publike.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Iranit sot u tërhoqi vërejtjen liderëve opozitarë se do të jenë përgjegjës për çfarëdo protestë “ilegale”.

Raportohet se prania e madhe e policisë shihet edhe në qytetet Rasht dhe Isfahan.
XS
SM
MD
LG