Ndërlidhjet

Afganistan: Vriten dy ushtarë amerikanë


Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe të Afganistanit thanë se dy ushtarë amerikanë janë vrarë dhe gjashtë vetë janë plagosur nga sulmi me raketa në Bagram, bazën kryesore ushtarake amerikane në Afganistan.

Agjencia AP citoi zëdhënësen Kristina Sidenstrajker të ketë thënë se në mesin e të plagosurve janë katër ushtarakë dhe dy civilë.

Kabir Ahmad, zyrtar më i lartë qeveritar në Bagram, tha se dy raketat u shkrepën në bazë mëngjesin e sotëm.

Sulmi në Bagram, e cila ndodhet rreth 40 km në verilindje të Kabulit, supozohet të jetë vepër e militantëve talibanë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG