Ndërlidhjet

Afganistan: U vranë tre ushtarë gjermanë


Tre ushtarë gjermanë janë vrarë në Afganistan, pas një sulmi në Kunduz, një qytet në veri të këtij vendi.

Ministria e Mbrojtjes së Afganistanit tha se është shtënë në drejtim të ushtarëve, dersa ata patrullonin, 6 kilometra në afërsi të Kunduzit. Numri i ushtarëve gjermanë të vrarë në Afganistan, arriti në 34.

Gjermania, në bazë të një mandati parlamentar, ka të drejtë të dërgojë deri në 4500 ushtarë në kuadër të misioneve të NATO-s në Afganistan, ku ushtarët gjermanë kanë qenë të pranishëm në 6 vitet e kaluara. Aktualisht Gjermania ka rreth 3720 ushtarë në Afganistan.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG