Ndërlidhjet

Agim Çeku lirohet nga paraburgimi


Bullgaria ka liruar nga paraburgimi ish-kryeminsitrin e Kosovës, Agim Çekun, i cili ishte arrestuar pas një fletarresti të Serbisë, sipas të cilit ai kërkohet për shkak të krimeve të luftës, raporton AFP.

Çeku u lirua pas një seance dëgjimore ku u diskutua se a duhet të vazhdohet burgimi i tij apo jo.

Ai u burgos në bazë të një fletarresti të Interpollit në Qistendil të martën mbrëma, kur po kalonte nga Maqedonia në Bullgari.

Serbia kishte kërkuar ekstradimin e Çekut, ndërsa autoritetet në Prishtinë kanë kërkuar lirmin e tij.

“Nuk jam shtetas serb dhe kurrë nuk do të jem. Serbia nuk mund të kërkojë ekstradimin e shtetasve të huaj”, ka thënë ish-kryeminstri i Kosovës para gjykatës.

Lirimin nga paraburgimi të Agim Çekut e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e minsitrisë së Jashtme të Kosovës, Albana Beqiri, e cila ka thënë se ai shumë shpejtë do të kthehet në Kosovë.

Por, disa media në Sofje kanë raportuar se Agim Çeku nuk do të mund të braktisë territorin e Bullgarisë brenda 40 ditëve, sepse ky është afati brenda të cilit shqyrtohet kërkesa e Beogradit për ekstradim.
XS
SM
MD
LG