Ndërlidhjet

Kabul: Vriten 4 ushtarë ndërkombëtarë



Katër ushtarë ndërkombëtare janë vranë si pasojë e shpërthimit të një bombe rruge jashtë Kabulit.

Zëdhënësi i qeverisë krahinore të Majdan Uardakut, Shahidullah Shahid, tha se trupat u vranë kur karvani i tyre u godit nga një bombë rruge në qarkun e Jalrezit, rreth 40 kilometra në perëndim të Kabulit.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Muxhahid, tha se numri i të vdekurve është më i lartë, duke pretenduar se pesë ushtarë të Shteteve të Bashkuara u vranë në këtë sulm.

Forcat e NATO-s dhe të Shteteve të Bashkuara nuk kanë komentuar incidentin në Majdan Uardak.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG