Ndërlidhjet

OSHA e pezullon Hondurasin


Organizata e Shteteve Amerikane e ka pezulluar pjesëmarrjen e Hondurasit në këtë organizatë, për shkak të grusht-shtetit të javës së kaluar, me ç’rast u përmbys presidenti, Manuel Zelaja.

Ky takim i Organizatës së Shteteve Amerikane u bë në Uashington, derisa zoti Zelaja përgatitet për t’u kthyer në Honduras, më vonë gjatë ditës së sotme.

Autoritetet e përkoshme të Hondurasit e injoruan afatin e dhënë nga Organizata për kthimin e zotit Zelaja në postin e presidentit.
XS
SM
MD
LG