Ndërlidhjet

Iran: U lirua gazetari i Uashington Tajmsit


Autoritetet e Iranit sot kanë liruar gazetarin britaniko – grek, që punonte për gazetën Uashington Tajms.

Ai ishte arreastuar lidhur me “trazirat aktuale rrugore” pas zgjedhjeve presidenciale të 12 qershorit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Hasan Hashgavi, tha se gazetari Iason Athanasiadis, “që ka punuar për një kompani mediatike amerikane dhe që ishte arrestuar për aktivitete, të cilat ishin në kundërshtim me gazetarinë dhe në lidhje me trazirat aktuale rrugore, është liruar sot”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG