Ndërlidhjet

BE: Shtyhet raporti për Gjeorgjinë


Publikimi i rezultateve të Bashkimit Evropian në lidhje me hetimin mbi konfliktin e gushtit të vitit të kaluar në mes të Gjeorgjisë dhe Rusisë është shtyrë.

Diplomatët e BE-së në Bruksel njoftuan se raporti, i cili pritej të dal në fund të këtij muaji, do të publikohet në shtator.

Ata thanë se diplomatës zvicerane, Hajdi Tagliavinit, një eksperte për Kaukazin, i nevojitet më shumë kohë për të hetuar rrjedhën e konfliktit dhe për të përfshirë në analizën e saj dokumente të reja, të cilat janë siguruar së fundi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG