Ndërlidhjet

Kinë: Kërkohet përgjegjësi për trazirat në Urumqi


Kryetari i Partisë Komuniste në Urumqi tha se qeveria do të kërkojë dënimin me vdekje për cilindo që ka qenë përgjegjës për vdekjen e 156 njerëzve gjatë trazirave në kryeqytetin e provincës Ksinjang, në veriperëndim të Kinës.

Në një konferencë për media, Li Zhi tha se Urumqi është stabilizuar sërish pas disa ditëve të dhunës etnike.

Ai tha se forcat e sigurisë kanë nën kontroll situatën dhe shtoi se shumë njerëz, pjesa më e madhe prej të cilëve janë studentë, janë arrestuar.

Dhuna në Urumqi ka shtyrë presidentin e Kinës, Hu Xhintao, të largohet nga takimi i 8 shteteve më të industrializuara në botë që po zhvillohet në Itali.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG