Ndërlidhjet

Rinis gjykimi i Su Kji-së


Ka rifilluar gjykimi i liderës së opozitës në Mianmar, Aung San Su Kji.

Kryetarja e partisë Lidhja Kombëtare për Demokraci akuzohet për shkeljen e kushteve të arrestit të saj shtëpiak, pasi një burrë amerikan qëndroi pa leje zyrtare në shtëpinë e saj në Jangon.

Bëhet e ditur se gjatë ditës së sotme gjykata ka dëgjuar dëshminë e dëshimtarit të mbetur mbrojtës.

Kritikët kanë kundërshtuar gjykimin prapa dyerve të mbyllura dhe e kanë cilësuar atë si një përpjekje për të mbajtur fituesen e Çmimit Nobel për Paqe, të burgosur para zgjedhjeve të planifikuara për vitin e ardhshëm.

Një javë më parë, autoritetet ushtarake të Mianmarit kundërshtuan mbajtjen e një takimi në mes të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, dhe Su Kji-së, kur Ban po qëndronte për një vizitë në Jangon.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG