Ndërlidhjet

Preshevë: Nga bomba – dy të plagosur


Dy vetë janë plagosur nga shpërthimi i bombës në qytetin e Preshevës, që është i banuar me popullatë shumicë shqiptare.

Shpërthimi ka ndodhur përballë ndërtesës ku banojnë anëtarët e forcave të policisë së Serbisë, kanë raportuar mediat në Beograd.

Ky është incidenti i dytë i tillë në pesë ditët e fundit në Luginën e Preshevës.

Në incidentin, që ndodhi të enjen e kaluar, ishin plagosur dy policë serbë.
XS
SM
MD
LG