Ndërlidhjet

Kina hedh poshtë akuzat e Erdoganit


Kina ka hedhur poshtë akuzat e Ankarasë për kryerjen e gjenocidit gjatë trazirave në rajonin Ksinjang.

Kina po “përpiqet të mbaj rendin dhe stabilitetin” pas “krimeve serioze” në Urumqi të rajonit Ksinjang, tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze, Kin Gang.

Në lidhje me deklaratën e kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdogan, sipas të cilës në Kinë ka ndodhur “një formë e gjenocidit”, Gang tha “ne shpresojmë se shtetet e rëndësishme myslimane do të njohin faktet e ‘incidenteve të 5 korrikut’ dhe se do të kuptojnë dhe mbështesin politikat fetare dhe kombëtare të Kinës dhe masat që kemi ndërmarrë”.

E përditshmja kineze Çajna Dejli i ka cilësuar akuzat e Erdoganit si “të papërgjegjshme dhe të pabaza”.

Deklarata e kreut të ekzekutivit turk vlerësohet të jetë kritika më e ashpër drejtuar qeverisë së Kinës në lidhje me trazirat në Urumqi, në të cilat u vranë 186 njerëz, ndërsa u plagosën mbi 1600 të tjerë.
XS
SM
MD
LG