Ndërlidhjet

Xhakarta: Shpërthimin e shkaktoi sulmuesi vetëvrasës


Kreu i komisionit parlamentar për siguri në Indonezi ka bërë të ditur se një sulmues vetëvrasës ishte i përfshirë në shpërthimet e bombave, që ndodhën sot në hotelet Mariot dhe Ritz Karlton, në qendër të kryeqytetit Xhakarta.

Teo Sambuaga tha se mbetjet e sulmuesit vetëvrasës u gjetën në mesin e rrënojave.

Ndërkohë, klubi futbollistik anglez, Mançester Junajtend, njoftoi se ka anuluar turneun aziatik në Indonezi pas shpërthimeve të sotme.

Hoteli, ku ndodhi shpërthimi, Ritz Karlton, kishte qenë i rezervuar për ekipin e Mançesterit, i cili do të qëndronte të shtunën dhe të dielën, para se të luante ndeshjen miqësore të hënën kundër yjeve në Indonezi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG