Ndërlidhjet

Kadirov mohon akuzat për vrasjen e Estemirovas


Presidenti i Çeçenisë, Ramzan Kadirov, ka hedhur poshtë akuzat se qëndron prapa vrasjes së aktivistes ruse për të drejtat e njeriut, Natalia Estemirova.

Ditë më parë, kreu i grupit për të drejtat e njeriut- Memorial, Oleg Orllov, akuzoi Kadirovin për vrasjen e Estemirovas.

Përmes një deklarate, Kadirov tha se i ka kërkuar Orllovit të tërheq këtë akuzë, të cilën ai e ka cilësuar si “jo etike” dhe “fyese”.

Estemirova u rrëmbye, të mërkurën, në Grozni dhe u gjet e vrarë pas disa orëve në Ingusheti.


Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG