Ndërlidhjet

Islamabad: Vriten 4 oficerë policie


Policia njoftoi se persona të armatosur kanë nxënë në pritë një patrullë policore në veriperëndim të Pakistanit, duke vrarë katër oficerë.

Zyrtari i lartë i policisë, Nisar Kan, tha se dy pjesëtarë të policisë kanë vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë vdiqën në spital nga plagët e marra.

Asnjë grup për momentin nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Rruga që çon në rajonin fisnor Kyber, ku policia patrullonte, është zonë ku militantët talibanë shpesh sulmojnë kamionët furnizues të ushtrisë së NATO-s, në shtetin fqinj Afganistanin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG