Ndërlidhjet

Britani: Hapet hetimi për luftën në Irak


Britania ka hapur hetimin për përfshirjen e këtij vendi në luftën në Irak.

Kritikët shpresojnë se hetimi do të qartësojë dyshimet për manipulimet e inteligjencës, që thuhet se kanë justifikuar vendimin e Britanisë për t'ju bashkuar trupave ushtarake të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, në Irak në vitin 2003.

Vendimi i mëparshëm i kryeministrit britanik, Gordon Braun, për mbajtjen e seancave dëgjimore larg vëmendjes së opinionit publik, u ndryshua pas kritikave të opozitës.

Kryesuesi i hetimit, Xhon Çillkët, tha se pjesa më e madhe e seancave dëgjimore do të jenë publike.
XS
SM
MD
LG