Ndërlidhjet

Ahmedinexhad mohon përçarjen me Hamnein


Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmedinexhad, tha se raportet e tij me liderin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Hamnei, u ngjajnë raporteve “në mes babait dhe të birit”.

Agjencia iraniane e lajmeve, Mehr, citon Ahmedinexhadin të ketë thënë se raportet me Hamnein “shkojnë përtej linjave politike dhe administrative”.

Problemet në raportet Ahmadinexhad-Hamnei burojnë nga emërimi i Esfandiar Rahim Mashajes në postin e zëvendëspresidentit të parë, gjë që ishte kundërshtuar ashpër nga lideri suprem dhe përfaqësues të tjerë politikë në Iran.

Mashaje, së fundi, kishte nxitur polemika me deklaratën e tij se Irani ishte një mik i popullit të Izraelit.



XS
SM
MD
LG