Ndërlidhjet

Prishtinë: Sejdiu u takua me Ceriqin


“Republika e Kosovës është shtet sekular, i cili i respekton liritë dhe të drejtat e të gjitha bashkësive fetare”, ka thënë sot presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, pas takimit që ka zhvilluar me kryetarin e Bashkësisë Islame të Bosnjë Hercegovinës, Mustafa Ceriq.

Në një njoftim nga kabineti i zotit Sejdiu thuhet se zoti Ceriq ka ngritur çështjen e rindërtimit të “marrëdhënieve të natyrshme, si dy vende me shumicë myslimane autoktone në këtë pjesë të Evropës”.

Presidenti Sejdiu dhe zoti Ceriq u angazhuan për intensifikimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve, pavarësisht faktit që Bosnja e Hercegovina ende nuk e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatën për opinion.
XS
SM
MD
LG