Ndërlidhjet

Irak: Viktima e parë nga virusi H1N1


Ministria e Shëndetësisë e Irakut sot e konfirmoi rastin e parë të vdekjes nga virusi i gripit H1N1.

Zëvendës ministri Amar al-Huzies tha se viktima nga gripi i derrit ishte një grua e re, e cila tashmë ishte e sëmurë dhe jetonte në rrethana të mjera në qytetin jugor Naxhaf.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, virusi H1N1, i cili është shpërndarë në tërë botën dhe mund të prekë dy miliardë njerëz.

Prej paraqitjes së parë të virusit në muajin prill, deri tash në botë kanë vdekur më shumë se 800 njerëz.
XS
SM
MD
LG