Ndërlidhjet

Ebadi: Presion ndaj Iranit, jo sanksione


Fituesja e çmimit Nobel për paqe, Shirin Ebadi, e cila gjendet për vizitë në Korenë Jugore, dënoi shtypjen që është bërë nga autoritetet në Teheran mbi protestuesit opozitarë dhe bëri thirrje për shtimin e presionit ndërkombëtar dhe mbështetje të tyre.

Një gazetë në Seul citon Ebadin të ketë thënë se opinioni publik ndërkombëtar do të kontribuojë për demokratizimin e Iranit.

Por, ajo kundërshtoi sanksionet ekonomike dhe ushtarake ndaj Iranit, pasi, sipas saj, ato do ta rëndojnë edhe më shumë situatën.
XS
SM
MD
LG