Ndërlidhjet

Rusi: Arrestohet i dyshuari për 15 vrasje raciale



Policia ruse ka arrestuar një 21 vjeçar, i cili dyshohet për përfshirje në 15 vrasje me motive raciale.

Zëdhënësja e policisë Julia Kiseljova tha se Vasilij Krivets është ndaluar teksa përpiqej që t’i hipë trenit për të shkuar në Ukrainë.

Krivets dyshohet për 15 vrasje në vitet 2007 dhe 2008.

Policia nuk tha nëse Krivets është i akuzuar si autor i vrasjeve.

Krimet nga urrejtja janë shtuar viteve të fundit në Rusi, dhe kryesisht kanë pasur në shënjestër njerëzit nga Azia Qendrore dhe rajoni i Kaukazit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG